Trendy

Shpërthim i fortë në një nënkalim në Gjermani, një i vdekur dhe disa të plagosur

Para 2 orë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në mesnatë në një nënkalim në qytetin jugperëndimor gjerman të Volklingen. Mësohet se nga shpërthimi ka humbur jetën një person dhe janë plagosur disa të tjerë.

Shpërthimi ndodhi pak pas mesnatës. Policia menjëherë nxitoi në vendngjarje dhe rrethoi zonën. Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë, ndërsa policia nuk e përjashton mundësinë e një aktiviteti kriminal.

Një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte më rrezik për sigurinë publike. Volklingen është një qytet me rreth 40,000 banorë, afër kufirit francez.

Trending