Kryetari i degës së Bashkimi Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi, ka njoftuar për zgjedhjen e Shpëtim Kasamit në krye të nëndegës së kësaj partie në Reçicë të Madhe, pas mbajtjes së kuvendit të nëndegës, përcjell tetova1
Përmes një postimi publik, Rexhepi theksoi se procesi është zhvilluar në frymë uniteti dhe angazhimi, duke vlerësuar kontributin e strukturave lokale në forcimin e organizimit partiak.
Postimi i plotë i Rexhepit:
“Reçica e Madhe gjithmonë me zemër të madhe!
Sonte, në një frymë uniteti dhe angazhimi, mbajtëm kuvendin e kësaj nëndege, ku u zgjodh kryetar Shpëtim Kasami, i punësuar në Postat e RMV-së, i cili vjen nga një familje me traditë patriotike dhe është aktivist i devotshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Me njerëz që besojnë dhe kontribuojnë në vlerat e organizatës sonë politike, po ndërtojmë një strukturë të riorganizuar partiake, që do t’u shërbejë qytetarëve me përkushtim, përgjegjësi dhe vizion të qartë për të ardhmen”, ka përfunduar Rexhepi./tetova1.mk/













