Maqedoni

Shporta konsumatorë për 313 denarë më e shtrenjtë në Maqedoni

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 20, 2024, 07:02

Shporta e konsumatorit është shtrenjtuar për 313 denarë në muajin shkurt. Sipas raportit të Lidhjes së Sindikatave për muajin e dytë të këtij viti, vlera e shportës minimale sindikale është 57,476 denarë, ku më së tepërmi rritje kanë shënuar derivatet dhe produktet ushqimore. Krahasuar me muajin janar vlera minimale ishte 57,163 denarë, kur qytetarët kanë shpenzuar rreth 5 euro më shumë. Ndërsa me shtimin e përllogaritjes së një apartamenti prej 60 metrash katrorë me qira për muajin shkurt vlera arrin 72,851 denarë, që është rritur për 213,00 denarë në krahasim me muajin janar 2024 kur ishte 72 538,00 denarë.

Shporta e Konsumit për muajin Shkurt
“Vetëm për ushqim dhe pije shkon afër 37% e buxhetit familjar, ku janë vërejtur rritje të çmimeve në disa artikuj. Për veshmbathje u shpenzuan afër 5 mijë denarë kurse për arsim rreth 7 mijë denarë. Derivatet e naftës kanë shënuar rritje nga janari në shkurt për 10-13 denarë në litër. Për rekreacion dhe kulturë një familje katër anëtarësh harxhoi mbi 4 mijë denarë afër së cilës shumë arrijnë edhe shpenzimet për hotele e restauronte. Më së paku shpenzuan për shëndetësi, higjienë personale dhe mirëmbajtje të shtëpive”.

Kjo nënkupton se një familje katëranëtarëshe për ta kaluar muajin më të shkurt të vitit i duhen së paku 935 euro. Por sipas metodologjisë së re, nëse i shtohen edhe kostoja e qirasë së banimit, ujit, energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore prej 250 eurove, shpenzimet do të arrijnë në 1,185 euro për shkurtin. Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thonë se kostoja e jetesës këtu është duke u rritur vazhdimisht.

“Po ka shtrenjtim, por në çmimet e garantuara ka edhe ulje. Me metodologjinë e re që e përdorim ne i përcjellim rregullisht çmimet në markete dhe vërejmë shtrenjtim në artikujt që nuk janë të garantuara. Urojmë që gjatë këtij viti të ketë çmime të stabilizuara dhe duam që ne si sindikatë të jemi të përfshirë në këto vendime sepse deri më tani nuk kemi qenë të përfshirë nga institucionet për vendime të këtilla”, deklaroi Svetllana Dimovska, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave për muajin shkurt inflacioni është ulur për 0,3% kurse në nivel vjetor shënon rritje në 2,8%. Shifrat tregojnë se qytetarët po paguajnë më shumë dhe po marrin më pak. Çmimet e garantuara pritet të vazhdohen edhe për muajin mars, thonë nga Ministria e Ekonomisë, pasi që situata pritet të stabilizohet me miratimin e ligjit të ri për parandalimin e tregtisë jo korrekte, duke kufizuar marzhën e fitimit të tregtarëve dhe furnitorëve në 10%, që do të reflektonte në çmimet e konsumit. Ky propozim ligj, dje kaloi në lexim të parë në Komisionin për çështje Evropiane dhe i njëjti pritet të kaloj në seancë plenare për tu kthyer në lexim të dytë, që me gjasë gjatë muajt mars do të miratohet në Kuvend. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike