Maqedoni

Shqiponjë me oriz në tokat e Zadrimës

Autori

Autori

Portali Tetova

April 20, 2024, 02:04

Një traditë që tashmë i përkiste të shkuarës po rikthehet sërisht pas më shumë se 30 vitesh në Zadrimë të Lezhës.

“Kjo shqiponjë gjigande u ndërtua me farat e orizit. Kjo iniciativë erdhi falë dy vëllezërve fermer Altin dhe Anton Prenga nga Zadrima e Lezhës.”

Si një formë inkurajuese për tu ringritur pas një viti të vështirë me mbjelljen e orizit nga mungesa e ujit, fermeri Altin Prenga, përmes kësaj shqiponje gjigande të krijuar nga farat e orizit përcolli mesazhin për të gjithë fermeret ndonëse thotë se nuk mund ta pranojë që këto toka kaq pjellore t’i linte pa punuar.

Altin Prenga, fermer, agroturizëm “Mrizi Zanave”: Ka qenë gati si një tip gjest ringritje për të bërë këtë gjë dhe idea me orizin është që unë vazhdoj ta shoh paradoks dhe të papranueshme që ne e kemi traditë të hamë pilaf për mëngjes dhe të gjithë tradicionale i kemi me pilaf dhe si mundet dot një popull dhe një vend si Shqipëria që ka tokën dhe ujë mjaftueshëm nuk prodhon oriz kur kemi recetat tradicionale me oriz.

Fusha e Zadrimës është një zonë mjaft atraktive për kultivimin e orizit dhe këtë shembull duhet ta ndjekin dhe fermerë të tjerë thotë Prenga pasi ka është mjaft fitimprurëse

Altin Prenga, fermer, agroturizëm “Mrizi Zanave”: Momentalisht jam i vetmi që është rikthyer duke kultivuar orizin sepse shikoj nëj potencial të jashtëzakonshëm. Njerëzit nuk e dinë, por ka një fitim marramëndes orizi. Thjesht duhet të këmbëngulim që të bëhemi disa që të fillohet e të bëhen disa minipunishte për zhveshjen.

Altini thotë se aktualisht ka arritur të mbjellë një sipërfaqe prej 3 Ha, ndërsa ai bëri thirrje edhe ndaj ministrise së Bujqësisë për mbështetje ndaj fermerëve që duan të kultivojnë oriz.

Altin Prenga, fermer, agroturizëm “Mrizi Zanave”: Me ja mbush mendjen pak edhe ministrisë së Bujqësisë që të bëhet pjesë e projektit që të hapen disa vatra e të rikthehet kultivimi simbolik fillimisht e pastaj edhe në përmasa të mëdha.

Vëllezërit Prenga ishin të vetmit që e rikthyen pas 30 vitesh kultivimin e orizit në fushën e Zadrimës, një zonë me rendiment të lartë në bujqësi.

Para viteve 90 kultivimi i orizit zinte mbi 15 mijë hektarë tokë ku zonat tradicioanale ishin Shkodra dhe Lezha, ndërsa disa vite më parë kjo kulture ka nisur të mbillet sërish në Zadrimë për ta kthyer pas këtë produkt “Made in Albania”.

Klan News

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

egrgre
Goli i Enis Bardhit, në garë për më të mirin në UEFA Nations League 2024
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë

Më shumë nga kategoria

IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
Kufiri_Bllace_1-780x470
“Gashi në Kufi”, MPB-ja me procedurë disiplinore ndaj gjashtë policëve
IMG_0612
OBSH: Shpenzimet e qytetarëve të Maqedonisë për ilaçe janë shqetësuese
Screenshot20atE2AFAM
Zbulohen çmimet e modeleve të iPhone 16
IMG_0605-696x391
“Pa ligjin e UÇK-së s’mund të avancohen të drejtat e “branitellave”! Adnan Azizi i përgjigjet ashpër LSDM-së
rita-ora-677x375
Rita Ora: Nuk e di se çfarë ka në ujin e Kosovës, por jam shumë krenare për të gjithë yjet e muzikës që kanë dalë nga atje
IMG_0600
Taravari njofton: Nga e hëna ilaçet e listës pozitive në farmaci

DIASPORA