Trendy

Shqiptarët në Ministrinë për Sistem Politik pa sigurim shëndetësor dhe me shumë presione

Para 2 orë

Punonjësit shqiptarë në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive përballen me një situatë shqetësuese, pasi sipas denoncimeve që kanë arritur në redaksi, një pjesë e tyre kanë mbetur pa sigurim shëndetësor.

Sipas këtyre informacioneve, edhe pse punonjësit vazhdojnë të marrin pagat e tyre, kontributet për sigurimin shëndetësor nuk u paguhen, duke i lënë ata jashtë sistemit publik të shëndetësisë. Si pasojë, ata nuk mund të shfrytëzojnë shërbimet mjekësore në institucionet shtetërore, barnat duhet t’i blejnë me paratë e tyre dhe nuk kanë mundësi të hapin as pushim mjekësor.

Burimet thonë se kjo situatë është vetëm një pjesë e presioneve me të cilat përballen punonjësit shqiptarë në këtë institucion. Sipas denoncimit, ndaj tyre vazhdon mobingu dhe presioni i vazhdueshëm, ndërsa përgjegjësinë për këtë klimë e lidhin me ministrin Ivan Stoilkoviç, duke pretenduar se po përdoren metoda që i cilësojnë si “udbashe”.

Punonjësit kërkojnë reagim urgjent nga institucionet kompetente për të sqaruar pse nuk janë paguar kontributet për sigurim shëndetësor dhe për të rikthyer të drejtën e tyre për shërbime mjekësore dhe mbrojtje sociale.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka reagim zyrtar nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive lidhur me këto pretendime. (PortaliX)

Trending