Trendy

“Shqiptaria është me Shkupin!”, protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve në Maqedoni

Para 1 orë

Studentë shqiptarë janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në një protestë në solidaritet me bashkëmoshatarët e tyre në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë të drejtën për t’i dhënë provimet në gjuhën shqipe.

Pjesëmarrësit mbanin pankarta me mesazhe si “Jemi të gjithë bashkë” dhe “Një gjuhë na bashkon përtej kufijve”, duke theksuar mbështetjen e tyre për kërkesat e studentëve në Maqedoninë e Veriut.

Me moton “Shqiptaria është me Shkupin”, protestuesit pritet të marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, ku synojnë të përcjellin mesazhin e tyre përmes një thirrjeje simbolike për të drejtat gjuhësore të studentëve shqiptarë.

Trending