Trendy

Shtëpia e Bardhë ‘përplaset’ me mediat: Mos shpikni plane për Iranin, bisedimet po vijojnë!

Para 1 orë

Administrata amerikane ka deklaruar se bisedimet me Iranin janë ende në vijim, duke kundërshtuar raportimet se negociatat kanë dështuar.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësja Karoline Leavitt theksoi se nuk do të japë detaje mbi procesin diplomatik, por këmbënguli se dialogu mes dy vendeve vazhdon.

Ajo hodhi poshtë gjithashtu raportimet se Irani ka refuzuar një plan 15-pikësh të propozuar nga SHBA për t’i dhënë fund konfliktit, duke deklaruar se një gjë e tillë “nuk ka ndodhur”.

Leavitt kritikoi mediat për publikimin e informacioneve të pakonfirmuara, duke i cilësuar ato si “plane spekulative” të bazuara në burime anonime.

“Megjithatë, pashë një plan me 15 pika që u shpërnda në media. Do t’i paralajmëroja gazetarët në këtë sallë të mos raportonin për pika spekulative, plane spekulative nga burime anonime.

Shtëpia e Bardhë nuk e konfirmoi kurrë atë plan. Ka elementë të së vërtetës në të, por disa nga historitë që lexova nuk ishin tërësisht faktike“, u shpreh ajo, duke shtuar se Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar zyrtarisht një plan të tillë.

Ndërkohë, sipas mediave shtetërore iraniane, Teherani i ka konsideruar kërkesat amerikane si “të tepërta” dhe ka theksuar se përfundimi i luftës do të varet nga vendimet e veta.

Deklaratat pasqyrojnë një situatë të paqartë diplomatike, ku negociatat vijojnë, por pa transparencë të plotë mbi përmbajtjen dhe ecurinë e tyre.

Trending