Trendy

Shtetas i huaj arrestohet në pikën kufitare “Tabanoc”, voziste me 168 km/h në zonë ku shpejtësia e lejuar ishte 80 km/h

Para 1 orë

Sot (21.08.2026), në orën 13:15, në pikën kufitare “Tabanoc”, gjatë daljes nga Maqedonia e Veriut, zyrtarët policorë kanë kontrolluar një automjet të tipit “Porsche”, me targa holandeze, të drejtuar nga M.A. (35), shtetas i Holandës.

Gjatë kontrollit, përmes sistemit “Safe City” është konstatuar se personi ishte evidentuar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-A të Kodit Penal – “drejtim i pamatur i automjetit”, pasi kishte drejtuar automjetin me shpejtësi prej 168 km/h, në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 80 km/h.M.A. është privuar nga liria dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës për veprën e kryer.

Trending