Trendy

Shtetasi i Shqipërisë mashtron dy tetovarë për hapje kompanie në shtet të huaj

Para 8 muaj

SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër M.M. (59) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.

Gjatë vitit 2024, i pandehuri dyshohet se ka mashtruar dy persona nga Tetova, duke u premtuar hapjen e një kompanie në një shtet të huaj.

Për përgatitjen e dokumenteve të supozuara, M.M. ka kërkuar dhe marrë prej tyre shumën prej 11.000 eurosh. Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe marrjen e masave ligjore përkatëse.

Trending