Deputetja e VLEN, Mimoza Musa në emisionin “Click plus” në TV21 duke folur për propozimin për shtetësi të dyfishtë, ka thënë se kjo nuk duhet të jetë pengesë për zgjedhjen e një kuadri cilësor, përcjell tetova1
VLEN, thotë ajo, nuk e sheh këtë në prizmin e politikës ditore vetëm sa për të bërë zhurmë.
“Është temë shumë e ndjeshme për të gjithë funksionarët, deputetët dhe shoqërinë dhe duhet të analizohet mirë me ekip juristësh dhe në aspekt kushtetues. E drejta për të zgjedhur është e drejtë demokratike dhe sa i takon kësaj teme, mendoj se nënshtetësia e dyfishtë nuk duhet të jetë pengesë për zgjedhjen e një kuadri kualitativ qoftë për deputetë, ministra etj, por jemi të mendimit se duhet të respektohet kushtetuta”, ka thënë deputetja Musa.
BDI tani ngrit çështjen e Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive!
Sa i takon shfuqizimit të qeverisë teknike, ajo tha se qëllimi i opozitës është të bëjë rezistencë dhe se rrethanat tani janë të ndryshme.
“Realisht kur është sjell ligji për qeverinë teknike, nuk është se ka shkuar në Komitetin për marrëdhënie midis bashkësive, është sjell me shumicë votash në vitin 2015. Rrethanat e vitit 2015 dhe 2026 janë të ndryshme. Nuk është krijuar Komiteti deri tash, por ditën e sotme e ngritni si çështje, kemi parë edhe raste tjera po nuk e keni ngrit këtë si çështje”, i replikoi Musa deputetit të Frontit Evropian, Ilir Hasani./tetova1.mk










