Kosova nuk arriti ta sigurojë pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror.
“Dardanët” pësuan humbje minimale në “Fadil Vokrri” kundër Turqisë 0:1.
________________________________________________________________________________________________________________________
Po luhen 10 minutat e fundit të finales së madhe Kosovë-Turqi.
Mysafirët vazhdojnë të kenë epërsinë prej 0:1 pas golit në minutin e 53-të që e realizoi Kerem Akturkoglu.
“Dardanët” në pjesën e dytë i bënë disa zëvendësime duke inkuaduar Zhegrovën, Alitin dhe Rashicën.
________________________________________________________________________________________________________________________
Edon Zhegrova është inkuadruar në lojë në finalen e madhe kundër Turqisë.
Ai hyri në minutin e 71-të në vend të Mërgim Vojvodës.
Sot është një datë e veçantë për të pasi ka mbushur plot 27 vjet.
Mbetet të shihet nëse Zhegrova do të shënojë pikërisht në ditëlindjen e tij.
Aktualisht rezultati është 0:1 në favor të Turqisë.
________________________________________________________________________________________________________________________
Turqia ka shënuar gol kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”.
Golin e epërsisë e realizoi Kerem Akturkoglu.
Ai shënoi në minutin e 53-të, pas asistimit të Orkun Kokçu.
_______________________________________________________________________________________________________________________
Ka nisur pjesa e dytë e finales Kosova -Turqi.
45 minutat e para në “Fadil Vokrri” përfunduan pa gola 0:0.
Nga pika e bardhë e mesit të fushës, topin e nisën mysafirët.
________________________________________________________________________________________________________________________
Portat mbeten të paprekura, por “Dardanët” zhvilluan lojë tejet të mirë duke pasur edhe rastet e veta të cilat nuk i konkretizuan.
Shansi kryesor ishte ai i Fisnik Asllanit, i cili qëlloi shtyllën e portës kundërshtare.
________________________________________________________________________________________________________________________
Kosova e ka marrë inciativatën e lojës në finalen kundër Turqisë, por në 30 minuta nuk ka gol.
Rastin më të mirë të ndeshjes e pati Fisnik Asllani i cili qëlloi shtyllën, por aty Vedat Muriqi nuk pati mundësi ta fus topin në gol.
Ndeshja po zhvillohet në ritme tejet të larta nga dyja skuadrat.
________________________________________________________________________________________________________________________
Ka kaluar çerek ore lojë në finalen Kosovë-Turqi.
Rezultati i ndeshjes në “Fadil Vokrri” është 0:0.
Loja zhvillohet me një ritem goxha të shpejt nga dy palët.
______________________________________________________________________________________________________________________
Ka nisur finalja historike mes Kosovës dhe Turqisë.
Sonte “Dardanët” do të synojnë të kualifikohen në Kampionatin Botëror, për herën e parë në histori.
Nga mesi i fushës u nisën djelmoshat e Franco Fodës.
Në gjysmëfinale skuadra e Franco Fodës, eliminoi Sllovakinë me rezultat 3:4, derisa Turqia Rumaninë minimalisht 1:0.










