Trendy

Shuplakë shumë e fuqishme juridike ndaj Trumpit!

Para 10 muaj

Presidenti amerikan Donald Trump po përplaset shumë seriozisht me institucionet demokratike në vendin e vetë. Një Gjykatë në New York ka shpallur të pavlefshme tarifat e tij doganore kundër vendeve të tjera!!!
Presidenti Trump, siç thuhet në vendim, i ka tejkaluar të drejtat e tij me këto vendime. Gjykata ka bllokuar kështu tarifat e Trumpit ndaj BE, Kinës, Kanadasë dhe shumë vendeve të tjera të botës. Gjykata me seli në Manhattan ka vendosur se tarifat e tilla mund të vendosen vetëm nga Kongresi, i cili ka kompetencat e rregullimit të tregtisë ndërkombëtare me vendet e tjera.
Tarifat do të hiqen dhe nuk do të aplikohen më, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Trumpi dhe qeveria e tij janë ankuar menjëherë dhe kanë kërmkuar rishikimin e vendimit. Pas vendimit menjëherë është forcuar dollari amerikan karshi euros, frangut dhe monedhave të tjera, ndërsa bursat e kanë mirëpëritur vendimin.
Nga Shtëpia e Bardhë u tha se “ky është një puç juridik, tërësisht jasht kontrolli”.
Sidoqoftë, kjo është përfundimisht një shuplakë tjetër shumë e fuqishme juridike ndaj vendimeve të Trumpit, sepse gjykatat në Amerikë edhe më parë kanë kundërshtuar disa herë vendimet e tij.
Tani mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë sipas ankesës së Trumpit, por pezullimi dhe heqja eventuale përfundimtare e tarifave do të ishte definitivisht goditja deri tani më e fuqishme ndaj Presidentit Trump dhe qeverisë së tij.

Trending