Trendy
Screenshot

Si funksionojnë saktësisht kamerat e ”Safe City” për matjen e shpejtësisë në rrugë?

Para 2 orë

Edhe pse shpesh thuhet se kamerat e trafikut regjistrojnë nga distanca shumë të mëdha, në realitet diapazoni i tyre është shumë më i kufizuar dhe varet nga kapacitetet teknike të pajisjes.

Kamerat fikse për matjen e shpejtësisë, si modeli GATSO RT4, të vendosura përgjatë rrugëve, mund të matin me saktësi shpejtësinë e automjetit në një distancë deri në rreth 100 metra. Brenda kësaj zone, kamera realizon fotografi të qartë dhe regjistron targat e automjetit. Matja fillon afërsisht nga 10 metra, që do të thotë se nuk regjistrohet e gjithë rruga, por vetëm një segment i caktuar.

Këto kamera nuk i regjistrojnë automjetet vazhdimisht nga largësia. Ato evidentojnë shkeljen vetëm në momentin kur automjeti hyn në zonën e matjes, ku saktësia dhe cilësia e të dhënave janë të mjaftueshme për nisjen e procedurës për kundërvajtje, përcjell tetova1

Prandaj, pretendimet se këto kamera regjistrojnë nga disa qindra metra apo kilometra nuk janë të sakta. Distanca të tilla janë të mundshme vetëm me radarë policorë ose pajisje lazer gjatë kontrolleve mobile, dhe jo me kamerat klasike fikse./tetova1.mk

Trending