Trendy

“S’i tolerojmë thirrjet raciste në Beograd”

Para 7 muaj

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka bërë të ditur se skuadra e tij është plotësisht e përgatitur për çdo situatë jashtë sportive që mund të ndodhë gjatë udhëtimit për ndeshjen ndaj Serbisë, që luhet sonte në kuadër të kualifikimeve për botërorin e vitit të ardhshëm.

Sulmuesi i Bayern Munich kujtoi ngjarjet e mëparshme, duke theksuar se ekipi anglez është i njohur mirë me protokollin e UEFA-s për përballimin e thirrjeve raciste dhe situatave të ngjashme.

“Kemi kaluar një situatë të tillë në ndeshjen kundër Bullgarisë. UEFA ka hartuar një protokoll të qartë për këto raste dhe ne e njohim shumë mirë. Shpresojmë të mos kemi nevojë ta përdorim këtë protokoll në ndeshjen e ardhshme. Nëse dëgjojmë kore raciste apo situata të ngjashme, e dimë saktësisht si të reagojmë. Përqendrimi ynë është te fitorja e këtij takimi,” u shpreh Kane me vendosmëri.

Trending