Trendy

Sindikata e Shëndetësisë me fushatë, projekt për stopimin e dhunës ndaj mjekëve

Para 2 orë

Shkup, 28 mars – Sindikata e Shëndetësisë në aksion kundër dhunës ndaj punëtorëve shëndetësor. Planifikohet që të shtrijnë fushatën në më shumë qytete të vendit, pasi kohët e fundit personeli mjekësor është ndeshur me shumë sulme fizike. Nga sindikata thonë se çdo i punësuar shëndetësor dëshiron që të ndjehet i sigurt në vendin e punës.

“Do të vizitojmë një pjesë më të madhe të qyteteve, ku do të marrin pjesë profesorë eminentë, psikologë, psikiatër pasi që të punësuarit në shëndetësi e meritojnë këtë, janë humanë, dhe të ndershëm, të cilët me dinjitet kryejnë punën e tyre.”, u shpreh Bobi Bojçevski, përfaqësues i Sindikatës së Shëndetësisë.

“Të shqyrtojmë të gjitha rreziqet e sigurisë për mjekët dhe personelit tjetër shëndetësor në çdo shtëpi shëndeti nga mundësia e torturës, sulmeve fizike të vetë qytetarëve.”, u shpreh Goce Todev, Delçev, sekretar i përgjithshëm i IPO Shkup.

Nga sindikata thonë se thirrjet tona do të përfshijnë edhe ministrinë e shëndetësisë dhe ministrinë e brendshëm. Parashikohet që këto dy ministri të përfshihen në projekt për tejkalimin e sulmeve në shtëpitë e shëndetit.

“Nuk është e mundur vetëm me thirrje morale, por me politika konkrete, praktikë efikase e sigurisë dhe angazhim të vazhdueshëm të shtetit dhe vetë punëtorëve shëndetësorë, organet e sigurisë, institucionet shëndetësore por para se gjithash opinionit, për zero tolerancë ndaj këtyre dukurive negative.”, u shpreh Pavle Trpevski, profesor në “Universitetin Evropian” – Shkup.

Nga sindikata e shëndetësisë ftuan institucionet që të reagojnë dhe ndëshkojnë keqpërdorimet në sistemin shëndetësor pas deklarimeve se mjekë kanë përfituar jashtëligjshëm mbi 10 mijë euro pagë me kujdestari fiktive.

Trending