Maqedoni

Sindikata kërkoi pagë minimale prej 500 euro, ajo u rrit për 29 euro – LSM mblidhet nesër

March 27, 2025, 02:03

Përfaqësuesit e punëtorëve do të mblidhen nesër për të vendosur se si do të veprojnë në të ardhmen, pasi pa praninë e tyre qeveria ka marrë vendim për rregullimin e pagës minimale dhe kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar, ndaj thonë se nuk përjashtohet mundësia për protesta. Ljupço Radovski thotë për Alsat se është absurde të mos ftohen organizatat e punëdhënësve dhe sindikata në diçka që vendoset për punëtorët.

“Ne do të vazhdojmë të shohim se si do të reagojmë ndaj gjithë kësaj dhe me shumë gjasa do të miratojmë udhëzime dhe rregulla me të cilat do të veprojmë në të ardhmen, kështu që mendoj se nesër do të kemi mbledhje të kryesisë dhe do të sjellim disa vërejtje dhe masa për veprime të mëtejshme se si dhe çfarë do të bëjmë për të realizuar të drejtat e punëtorëve për standardin më të lartë të tyre, sepse ky është vetëm harmonizim i pagave”, tha Ljupço Radovski – LSM.

LSDM-ja e akuzoi Qeverinë se vendimi për harmonizimin e pagës minimale është i turpshëm, ata thonë papaja për Qeverinë, thërrime për popullin. Theksuan se qytetarët luftojnë çdo ditë për të mbijetuar, me çmime të larta, fatura të larta dhe paga të mjerueshme.

“I turpshëm, poshtërues dhe tejet i papërgjegjshëm është vendimi i Qeverisë për rritjen e pagës minimale për 1800 denarë. Çfarë të bëjnë punëtorët me 1800 denarë në kushtet kur e njëjta Qeveri ka lejuar rritje ekstreme të çmimeve të ushqimeve dhe produkteve. Qeveria e DPMNE-së është e qartë se nuk ka lidhje me realitetin dhe tregon mospërfillje totale për gjënë më të rëndësishme, standardin e jetesës së qytetarëve”, u shpreh Kristina Kostova – nënkryetare e LSDM-së.

Dje, kryetari i SPOGJ-it, Tërpe Deanoski tha se për herë të parë që nga viti 2012, kur u vendos paga minimale, Qeveria ka marrë vendim për harmonizimin e pagës minimale, pa përfaqësues të punëtorëve dhe punëdhënësve, respektivisht pa këshill ekonomiko-social. Ndërsa zëvendësministri i Ekonomisë Marjan Risteski tha se vendimi i qeverisë është legjitim./ Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_2664
Edi Rama: Pa gruan jam ndërtim pa leje
Qeveria-VMRO-VLEN-ZNAM
Pas zgjedhjeve lokale Qeveria mund të rikonstruohet, Alsat zbulon emrat që mund të ndryshohen
IMG_2662
Sekuestrohen dy vetura, zhvillonin gara “ilegale” në rrugën Kumanovë-Shkup
IMG_2659
Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në
IMG_2640
Mjekët sirianë largohen nga Gjermania për të punuar falas në vendin e tyre
IMG_2638
Gaza, shpërndahen ushqime të nxehta për palestinezët që po përballen me krizë ushqimore