Nëse para tensioneve në Lindjen e Mesme, një Bitcoin kishte vlerën e mbi 75,000 dollarëve, tani ka rënë në 66,000 dollarë, duke shënuar një ulje të shpejtë brenda pak ditësh. Po ashtu edhe kriptot e tjera kryesore kanë ndjekur trendin e njëjtë të rënies. Ethereumi ka rënë në rreth 2,000 dollarë, XRP ka humbur disa për qind të vlerës, ndërsa Solana dhe Cardano kanë pësuar rënie prej rreth 3–5%. Sipas ekspertëve, e gjithë kjo ka ndikuar në tërheqjen e kriptovalutave, edhe pse sipas tyre nuk priten rënie të reja.
“Ndikimi më i madh është në tregun e kriptove që kanë rënë, ne kemi çmimin e Bitcoinit që ka rënë diku rreth 50 për qind prej nivelit më të lartë që e ka qenë. Ndër shkaktarët më të mëdhenj janë edhe luftërat që po ndodhin por edhe kriza e likuiditetit në nivel global. Por përveç cryptove, të njëjtin trend të rënies e kemi te ari, i cili pasi arriti një vlerë 5500-5600 dollarë, tash kemi një rënie rreth 25 për qind, ose 30 për qind,” deklaroi Sedat Citaku, Ekspert i Kriptovalutave.
Edhe përkundër lëvizjes së vlerës, investimi në kripto në vendet e rajonit është i lartë. Kosova renditet e para, ndërsa Maqedonia e Veriut e dyta.
Sipas zërave zyrtarë që i kemi, përdorimi më i madh i Kriptovalutave në Ballkan është në Kosovë, ndërsa e dyta është Maqedonia, sipas të dhënave të ndryshme që i kemi nga platforma të ndryshme të Cryptovalutave. Është vështirë të gjenden të dhëna zyrtare se sa janë investuar, por nëse shohim përdorimin dhe njohuritë që i kanë njerëzit Maqedonia pas Kosovës, llogaritet me trendin më të madh edhe të investimit edhe të mundësisë për të mësuar për crypto,” tha Sedat Citaku, Ekspert i Kriptovalutave.
Në tetor të vitit 2025 ishte Bitcoini arriti kulmin. Vlera e saj arriti në rreth 126,000 mijë dollarë. /Alsat.mk









