Trendy

Skandal i paprecedent spiunazhi: Bosnja kap “agjentin” italian të maskuar si ushtar

Para 3 javë

Skandal i paprecedent spiunazhi: Bosnja kap “agjentin” italian të maskuar si ushtar!

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur vetëm pak orë para ndeshjes vendimtare të play-off-it për Botërorin. Stafi teknik i Bosnjës ka zbuluar një person të maskuar si ushtar i Bashkimit Evropian që po filmonte fshehurazi stërvitjen taktike të skuadrës

Detajet e skandalit:
Personi mbante veshur një xhaketë ushtarake, por me stemën e Federatës Italiane të Futbollit mbi të. Ai kishte lidhur një telefon në gjoks dhe po regjistronte të gjitha ushtrimet dhe skemat taktike nga një zonë e kufizuar.

Ai u dëbua menjëherë nga ambientet e stërvitjes, por shqetësimi te Bosnja është i madh: Sa pamje ka arritur të kapë dhe a është dërguar ai direkt nga Italia për të “vjedhur” sekretet e tyre?

Ky skandal i shton akoma më shumë tension sfidës së play-off-it, ndërsa Federata e Bosnjës pritet të kërkojë sqarime zyrtare për këtë ndërhyrje të fshehtë.

Trending