Maqedoni

Skandal në burgun e Shtipit, policët ndihmuan të burgosurit të gjejnë drogën

April 9, 2025, 01:04

Të burgosurit në burgun e Shtipit kanë futur narkotikë me ndihmën e policëve të burgut, ka informuar sot drejtori i Drejtorisë për Sanksionet, Aleksandar Pandov. Më 22 mars, polici i burgut M.T. ka lejuar ilegalisht hyrjen e një automjeti në portën e fundit të burgut. Një person ka zbritur nga ky automjet dhe ka hedhur një top përtej murit dhe nga brenda burgut në kërkim të topit janë bashkuar dy të burgosur dhe katër policë tjerë të burgut.

EVN Online

“Policët e burgut, me drita dore, janë bashkuar në kërkim në barin e burgut. Të nesërmen nuk kanë gjetur asgjë, e kupton për këtë drejtori i burgut. Me urdhër të drejtorit, në mëngjes është kryer kontroll se çfarë kanë kërkuar në barin e burgut, është gjetur një qese më top që përmban 35 gramë lëndë pluhur, ndoshta kokainë sepse është e bardhë si dhe 50 gramë marijuanë”, tha Aleksandar Pandov, drejtor i Drejtorisë për shqiptimin e sanksioneve.

Policët e burgut janë arsyetuar duke thënë se po kërkonin orë të humbur në pronësi të të burgosurit me inicialet Zh.Zh, i cili u tha se qeni ia kishte vjedhur orën dhe u kërkoi atyre ndihmë.

“Shpjegimi në shkresën e tyre zyrtare është se u kanë thënë se i burgosuri Zh.Zh ka luajtur me qen, aty ka një qen, se ka luajtur me qenin, ai kishte orë të shtrenjtë, të cilën duhet të theksoj se nuk e ka lajmëruar, se qeni me emrin “Ceca” ia ka marrë orën, se ka vrapuar nëpër gjelbërim dhe ia ka humbur orën dhe se këta po i kanë ndihmuar që ta kërkojnë orën”, u shpreh Aleksandar Pandov, drejtor i Drejtorisë për shqiptimin e sanksioneve.

Për këtë rast është formuar Komision disiplinor, shumica e të cilit nuk gjetën asnjë faj tek policët e burgut, apo më saktë besojnë se ata vërtet kanë kërkuar orë të humbur e jo drogë. Mirëpo, Pandov thotë se këta policë të burgut, të cilët marrin pagë prej 57 deri në 67 mijë denarë, nuk do të tolerohen dhe se për këtë vepër do të sanksionohen. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Izet mexhiti
Izet Mexhiti: Javën e ardhshme fillon themelimi i VLEN-it, nuk ka rëndësi kush bëhet kryetar
IMG_3792
Oferta e prillit për shalqin befasoi – edhe nëse është prej ari, nuk vlen 40 euro

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës