Trendy

SKANDAL në Manastir! Suedezi sulmohet në rrugë për bluzën me simbole shqiptare!

Para 10 muaj

Një 32-vjeçar me shtetësi suedeze, që qëndronte përkohësisht në Dibër, është sulmuar të enjten në mbrëmje në rrugën “Rruga e Gjerë” në Manastir. Sipas raportimeve të tij në polici, disa të rinj rreth 20-vjeç i janë afruar dhe kanë tentuar t’i marrin me forcë bluzën, e cila mbante simbole të një shteti tjetër, dyshohet Shqipëria.

Pasi pa se nuk mund të mbrohej, viktima ua dorëzoi vetë bluzën sulmuesve, të cilët u larguan në drejtim të panjohur.

Policia e Manastirit ka hapur hetim dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Trending