Trendy

Skandal në një shtet të rajonit: Pacienti i gjallë shpallet i vdekur

Para 1 orë

Rajoni është në shok pas lajmit se në një spital në Virovitica të Kroacisë, një pacient i gjallë u regjistrua zyrtarisht si i vdekur për shkak të një gabimi të pabesueshëm në identitet. Shoqata kroate për promovimin e të drejtave të pacientëve reagoi ashpër, duke e quajtur këtë ngjarje „të pamendueshme dhe të papranueshme në shekullin 21“.

Gabimi ndodhi gjatë futjes së të dhënave personale dhe numrit amë (OIB), pas së cilës pacienti u regjistrua me informacion shëndetësor të dikujt tjetër.

„Kjo është shkelja më serioze e dinjitetit dhe sigurisë. Sistemet ekzistuese nuk janë të sigurta, kontrollet nuk funksionojnë, dhe protokollet për identifikim duket se nuk zbatohen fare“, deklaruan nga Shoqata.

Trending