Një rast i mundshëm i mashtrimit pronësor është raportuar më 20 qershor në SPB Tetovë nga një 49-vjeçar nga fshati Urviç. Sipas kallëzuesit, një bashkëfshatar me inicialet B.H. ka përdorur dokumente të falsifikuara për të përvetësuar dy parcela toke, që ligjërisht janë në emër të denoncuesit.
Rasti është zbuluar gjatë një kontrolli elektronik të pronave, ku F.B. ka vërejtur se tokat figurojnë në emër të B.H., përmes një vendimi të dyshimtë të lëshuar nga Gjykata Themelore e Tetovës.
Policia është duke e trajtuar rastin dhe pritet të kryejë ekspertiza ligjore dhe verifikime shtesë për të konfirmuar ose përjashtuar manipulimin me dokumente zyrtare.










