Trendy

Skandali me “Seat Leon”: Ia mori makinën për ta shitur, e “dogji” tetovarin për 12 mijë euro

Para 2 ditë

Besimi i tepërt i ka kushtuar shtrenjtë një 36-vjeçari nga Tetova. Pasi ia dorëzoi makinën e tij luksoze “Seat Leon” një personi tjetër bazuar vetëm në një “fjalë goje”, ai e pa veten të mashtruar në mënyrë spektakolare.

Marrëveshja ishte për 12 mijë euro, por mashtruesi e ka shitur mjetin rrufe te një person i tretë për vetëm 7 mijë euro dhe është zhdukur me paratë në xhep! Tashmë policia është në kërkim të “shitesit” fantazmë që la pronarin origjinal me duar në xhepa.

Trending