Trendy

Sllupçan: Ahmeti e Xhaferi e shtyjnë në kllapa Taravarin me ekip, partitë e Frontit askund

Para 11 muaj

Në përputhje me thirrjen e bërë nga mullai Jakup Asipi në manifestimin e parë, sot në Sllupçan u shënua Dita e Shpalljes së Zonës së Lirë të Karadakut. Në mesin e shumë qytetarëve dhe ish-luftëtarëve, të pranishëm ishin edhe figura të njohura politike, të cilët kishin zënë vend në rreshtin e parë.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij, u pa në një krah, ndërsa në anën tjetër ndodheshin Musa Xhaferi dhe Arianit Hoxha. Në mes tyre u pozicionua Arben Taravari së bashku me ekipin e tij, të cilët shkëmbyen përshëndetje dhe shtrëngime duarsh me Ahmetin.

Megjithatë, mungesa të theksuara u vërejtën nga ana e partisë së Taravarit, ku veçanërisht bie në sy mungesa e sllupçanasit Arben Fetai. Po ashtu, pjesëmarrja ishte e kufizuar edhe nga ana e partive të Frontit Evropian. Përveç pranisë së Arianit Hoxhës, munguan figura të tjera të njohura si Ziadin Sela dhe Menduh Thaçi, të cilët duket se janë distancuar nga Ahmeti pas afrimit të tij me Arben Taravarin.

Nga koalicioni VLEN nuk pati asnjë përfaqësues të pranishëm, ndonëse në orët e paradites uruan për 2 Majin, ditën simbolike të shpalljes së Zonës së Lirë të Karadakut.

Trending