Gjatë natës mes së shtunës dhe së dielës, vendi hyn në kohën verore. Në ora 02:00, akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, duke kaluar në 03:00.
Ndryshimi i orës bëhet çdo vit në fund të marsit dhe është pjesë e një praktike të vjetër që synon shfrytëzimin më efikas të dritës natyrore dhe kursimin e energjisë.
Vitet e fundit ka pasur iniciativa të shumta, sidomos në Bashkimin Evropian, për heqjen e ndryshimit sezonal të orës. Shumë studime dhe diskutime publike kanë ngritur pikëpyetje mbi përfitimet reale, duke theksuar ndikimin në shëndet dhe ritmin biologjik të njerëzve.
Megjithatë, ende nuk ka një vendim përfundimtar dhe shumica e vendeve vazhdojnë ta zbatojnë këtë sistem.
Disa shtete tashmë kanë vendosur të mos e ndryshojnë më orën:
Turqia prej vitit 2016 ka kaluar në kohë verore gjatë gjithë vitit, duke mos bërë më kalimin dimër–verë.
Edhe vende të tjera jashtë Evropës kanë zgjedhur modele të ngjashme për stabilitet më të madh në orar










