Lajmi për vdekjen në moshë shumë të re të vëllait të reperit Besart Kelmendi – Gjesti ka tronditur publikun shqiptar.
Dhimbja e madhe është reflektuar në qindra mesazhe ngushëllimi, por rrjetet sociale janë mbushur edhe me pamje të rënda nga vendi i aksidentit dhe tituj sensacionalistë në TikTok.
Ky fenomen ka sjellë reagime të shumta, mes tyre edhe nga reperi Gold AG, i cili u ka bërë thirrje gazetarëve dhe portaleve për më shumë etikë dhe kujdes në raportim.
“Kurseni do gjana aman hatri familjeve, be se s’osht krejt jeta klikim. Zoti n’Xhenet ju takoft me vilaun, Gjesti,” ka shkruar ai, duke shprehur edhe ngushëllimin e tij për familjen Kelmendi.










