EVN Maqedoni përmes një njoftimi ka ndarë informacionin për qytetarët se për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, sot e martë (17.02.2026) pjesë të Tetovës, Zhelinës dhe Tearcës do të mbeten pa energji elektrike.
Sipas EVN-së, në Tetovë, ndërprerje të rrymës do të ketë nga ora 08:50 deri në 14:00 në objektet e ish-Star ZIK-ut – frigoriferi dhe ZIK Qumshtorja ose afër lagjes “Dardania”.
Në fshatin Leshkë në komunën e Tearcës duke filluar nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të jenë disa objekte që ndodhen në hyrje të fshatit, mbi marketin “Kiper”.
Në fshatin Tearcë, nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje do të ketë në objektet pranë lumit, ndërsa një ndërprerje shtesë është paralajmëruar nga ora 09:30 deri në 14:00.
Në fshatin Dobrosht, nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbeten objektet që ndodhen mbi xhaminë e re.
Në Zhelinë, nga ora 09:00 deri në 14:30, pa rrymë do të jenë disa objekte nga qendra e fshatit drejt Xhamisë së Epërme.
Në fshatin Brezno, ndërprerja është paralajmëruar nga ora 09:30 deri në 14:00.
Autoritetet kompetente apelojnë te qytetarët dhe subjektet juridike që me kohë t’i përshtatin obligimet dhe aktivitetet e tyre sipas orareve të paralajmëruara. Furnizimi me energji elektrike do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të ndërhyrjeve të planifikuara.










