Trendy

Sot takimi Mickoski-Taravari, ASH do del ose do të mbetet në Qeveri?!

Para 11 muaj

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi dje se sot me shumë gjasa do të takohet me Arben Taravarin për të diskutuar funksionimin e tij të mëtejshëm në Qeveri dhe bashkëpunimin e mundshëm me BDI-në në zgjedhjet lokale.

Për të, siç tha, është e papranueshme nëse Taravari bashkëpunon me BDI-në.

“Një takim i tillë do të zhvillohet javën tjetër, mendoj se është nesër. Duhet ta shoh orarin, por mendoj se është nesër. Në takim, dua qartë të dëgjoj një qëndrim nëse është e vërtetë që ekziston marrëveshje midis partisë së Taravarit dhe BDI-së që në të paktën pesë ose gjashtë komuna, për të mos spekuluar me emrat, ku ai do të nominojë kandidatë, BDI nuk do të ketë kandidatët e vet për kryetar komune, që së pari do të thotë vetëposhtërim si parti politike, dhe së dyti se do ta mbështesë atë në heshtje. Kjo është e papranueshme për mua si Kryeministër”, tha Mickoski, i pyetur për Taravarin.

Ai dhe Taravari, shtoi ai, si kolegë në Qeveri, kanë komunikim të përditshëm.

Mickoski informoi gjithashtu se në gjysmën e dytë të këtij muaji, do t’ia paraqesë Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Taravari ka vendosur të kandidojë me listat e veta të këshilltarëve në zgjedhjet e ardhshme lokale. Pas këtij vendimi, partnerët e tij të koalicionit në VLEN vendosën që Koalicioni të bëhet parti, por pa Aleancën.

Trending