Me fillim nga ora 11, sot në hotelin Hilton do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, përcjell TV21. Pika kryesore e rendit të ditës pritet të jetë pozita e kreut të FFM-së, respektivisht pas dorëheqjes së Muhamed Sejdinit, pritet emërimi i kryetarit të ri.
Kandidati i vetëm për kryetar të ri të FFM-së është Masar Omeragiç.