Trendy

Spalleti me kritika për Zhegrovën

Para 4 javë

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova nuk po gjen hapësirat e duhura në skuadrën e Juventusit.
Reprezentuesi ‘dardan’ u transferua në verën e fundit te ‘Zonja e Vjetër’ nga Lille, mirëpo te gjiganti italian nuk ka as për së afërmi minutazhën e duhur.
E në lidhje me anësorin nga Kosova, ka folur trajneri i ‘Bardhezinjëve’, Luciano Spalleti.
“Zhegrova është një lojtar që nuk mundet dhe nuk di ta bëjë fazën mbrojtëse. Por, nëse arrin ta vendosësh në kushte një-kundër-një me mbrojtësin, bëhet një lojtar shumë i rrezikshëm. Problemi është të arrish ta mbash topin mjaftueshëm, përndryshe e paguan shtrenjtë”, deklaroi trajneri i skuadrës torineze.

Zhegrova luajti si zëvendësues në duelin e fundit të Juventus ndaj Romës, ndërsa në total futbollisti shqiptar numëron pesë paraqitje në këtë sezon në elitën e futbollit italian.

Trending