Trendy

SPB Shkup zbardhi vrasjen në tentativë të datës 01.06.2025 para një klubi fitnesi në zonën e Çairit

Para 9 muaj

SPB Shkup – Njësiti për krime të dhunshme ngriti kallëzim penal kundër G.A. (33) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vrasje” në tentativë sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal dhe kundër B.S. (35) dhe A.S. (40), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndihmë” sipas nenit 24 në lidhje me veprën penale “vrasje” në tentativë sipas nenit 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.
Gjegjësisht, më 01.06.2025 në orën 22.00 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Sh. Naum Ohridski” është denoncuar se u ishte sjellë me lëndime nga shpimi I.A. (38) nga Shkupi. Sipas denoncimit, rreth orës 21.45 para një klubi fitnesi në zonën e Çairit të Shkupit, ai dhe vëllai i tij A.A. (32) u përpoqën të ndanin tre persona që po ziheshin fizikisht, me ç’rast u sulmuan me një objekt të mprehtë.
Ndërkohë, edhe A.A. (32) pësoi lëndime nga shpimi dhe u transferua në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, ku iu ofrua ndihmë. Lidhur me ngjarjen, më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski” në Shkup për kontroll u paraqit edhe B.R (25) nga Shkupi.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra dhe sigurimit të provave, u vërtetua se të denoncuarite kanë kryer veprën, kështu që më 03.06.2025 janë privuar nga liria nga nëpunësit policorë nga Njësiti i policisë intervenuese pranë SPB Shkup. Në koordinim me prokurorin publik është parashtruar kallëzimi, ndërsa nga gjykatësi i procedurës paraprake i është caktuar G.A. masa e paraburgimit prej 30 ditë, ndërsa B.S. dhe A.S. u është caktuar masa arrest shtëpiak prej 30 ditë.

Trending