SPB Tetovë njofton se po ndërmerren masa për gjetjen e automjetit që ka dëmtuar tre vetura në një parking rezident në rrugën “JNA”, përballë SHF “Liria”. Sipas përgjigjes, në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Tetovë, përcjell tetova1
“Më 04.02.2026, në ora 20:20, në SPB Tetovë është raportuar se në Tetovë, në rrugën ‘JNA’, në parkingun për vetura rezidente, një automjet i panjohur ka dëmtuar veturën ‘Alfa Romeo’ me targa të Tetovës, të parkuar nga S.N. (55) nga Tetova, veturën ‘Opel Corsa’ me targa të Tetovës, të parkuar nga R.A. (36) nga fshati Bogovinë, si dhe veturën ‘Citroen’ me targa të Tetovës, të parkuar nga B.A. (43) nga Tetova. Ekspertiza është kryer nga ekipi hetimor i SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për gjetjen e automjetit dhe zbardhjen e plotë të rastit.”/tetova1.mk





