Trendy

Spitali i Tetovës me pamje të re, asfaltohet edhe pjesa hyrëse

Para 2 orë

Spitali Klinik i Tetovës po merr një pamje tërësisht të re, falë investimeve të fundit në infrastrukturë. Pas asfaltimit të hapësirave të parkingut në muajve të kaluar, sot është asfaltuar edhe pjesa hyrëse e spitalit, njofton Tema.mk.

Me përfundimin e këtij segmenti, mbyllet i gjithë projekti i asfaltimit, i cili ka për qëllim përmirësimin e kushteve për pacientët, vizitorët dhe stafin mjekësor. Ky investim pritet të lehtësojë qarkullimin dhe të rrisë sigurinë në ambientet e spitalit, duke kontribuar në një shërbim më cilësor për qytetarët./Tema.mk/

Trending