Është spitexi i parë shqiptar në Zvicër. Spitex BajRonshtë themeluar në vitin 2012. Sot, pas më shumë se një dekade përvojë, Spitex BajRon Ag operon me licencë të plotë në 13 kantone zvicerane, përfshirë: Zürich, Aargau, Solothurn, St. Gallen, Bern, Luzern, Schaffhausen, Schwyz, Basel-Landschaft, Basel-Stadt, Nidwalden, Obwalden dhe Zug.
Themeluesi dhe drejtuesi, Nijat Bajrami flet për Albinfo.ch lidhur me shërbimet që ofron ky spitex dhe tregon për arritjet e tij të deritashme.
Spitex BajRon AG është themeluar në vitin 2012 me një qëllim të qartë: të ofrojë kujdes profesional dhe të ndjeshëm ndaj nevojave kulturore të komunitetit shqiptar në Zvicër. Si pionierë në këtë sektor, jemi krenarë që jemi Spitex-i i parë shqiptar në Zvicër.
Sot, pas më shumë se një dekade përvojë, operojmë me licencë të plotë në 13 kantone zvicerane, përfshirë: Zürich, Aargau, Solothurn, St. Gallen, Bern, Luzern, Schaffhausen, Schwyz, Basel-Landschaft, Basel-Stadt, Nidwalden, Obwalden dhe Zug. Jemi krenarë që kemi ndërtuar një rrjet të qëndrueshëm që ofron kujdes cilësor, të besueshëm dhe të përshtatur me nevojat e komunitetit. Ne nuk jemi thjesht duke zgjeruar shërbimet tona, por jemi duke ndërtuar besim, lidhje njerëzore dhe kujdes të vërtetë për secilin pacient.
Ne dallojmë për shkak të qasjes sonë gjithëpërfshirëse, ku përveç përkujdesjes shëndetësore profesionale, flasim shqip, kuptojmë kontekstin kulturor të pacientëve tanë dhe ndërtojmë besim të dyanshëm. Gjithashtu, Spitex BajRon është më shumë se një ofrues shërbimesh; është një platformë edukimi dhe zhvillimi profesional.
Ne ofrojmë shkollim të akredituar në të gjithë Zvicrën në drejtimin e asistencës në infermieri (Pflegehelferin/Pflegehelfer), duke përgatitur me sukses dhjetëra nxënës çdo vit për tregun zviceran të punës. Në të ardhmen, synojmë të zgjerojmë ofertën tonë arsimore me trajnimin modern SVEB 1, program që certifikon edukatorë në fusha të ndryshme dhe kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së arsimit profesional në Zvicër.
Nijat Bajrami mes tjerash tha vizioni është gjithmonë i orientuar drejt së ardhmes.
“Aktualisht, kemi nisur me sukses zhvillimin e një Spitex-i psikiatrik të specializuar për fëmijë dhe të rinj në kantonet St. Gallen dhe Bernë, duke iu përgjigjur konkretisht rritjes së nevojave për shërbime të shëndetit mendor tek kjo grupmoshë e ndjeshme” – tha Bajrami.
Në të njëjtën kohë, jemi në proces të zhvillimit të qendrave ditore për kujdes afatshkurtër dhe të projekteve ndërdisiplinare, në partneritet me institucione publike dhe komunale, me qëllim ofrimin e mbështetjes gjithëpërfshirëse në çdo fazë të jetës.
Një tjetër risi që na veçon është ofrimi i platformave profesionale për Spitex-e të tjera: koncepte të gatshme, të testuara në praktikë, që ndihmojnë organizatat të rrisin cilësinë, të kursejnë kohë dhe të operojnë me më shumë efikasitet.
Qëllimi ynë është i qartë. Të jemi jo vetëm ofrues kujdesi, por edhe forcë shtytëse zhvillimi dhe inovacioni në fushën e Spitex-it në Zvicër.
Ajo që na veçon është ndërthurja e kompetencës profesionale me ndjeshmërinë kulturore. Shumë prej punonjësve tanë janë shumëgjuhësh dhe vijnë nga komuniteti shqiptar, një aset i çmuar që krijon afërsi, besim dhe kuptim të thellë me pacientët tanë.
Stafi ynë sjell një përvojë të gjerë dhe perspektiva ndërkulturore, që na mundësojnë të ofrojmë kujdes të personalizuar dhe të ndjeshëm ndaj nevojave të secilit individ.
“Çdo fillim mbart me vete barrën e së panjohurës, dhe për ne, rrugëtimi nisi me sfida të shumta, por edhe me një vizion të qartë. Ishte një sfidë e madhe të fitoje besimin institucional, të përmbushje kriteret e rrepta për licencimin zviceran dhe të ndërtoje nga e para një strukturë të qëndrueshme, si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë financiar” – tha Nijat Bajrami.
Një sfidë tjetër e rëndësishme ishte perceptimi brenda vetë komunitetit shqiptar: kujdesi në shtëpi shpesh shihej si shenjë dobësie apo pamundësie, një tabu që kërkonte qasje të kujdesshme, dialog dhe respekt të ndërsjellë për ta kapërcyer. Pikërisht këtu vendosëm theksin tonë. Përmes informimit të vazhdueshëm, kujdesit me dinjitet dhe qasjes kulturore të ndjeshme, arritëm jo vetëm ta ndryshojmë këtë mendësi, por edhe ta kthejmë kujdesin në shtëpi në një zgjedhje të ndërgjegjshme dhe dinjitoze për shumë familje.
“Bajron AG” gjithmonë pranë jush në çdo moment të jetës.









