Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati për edhe një mandat në krye të qytetit me koalicionin VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë Albi Qamilin dhe ministrin Besar Durmishin, mbrëmë vizituan karateistin e njohur tetovar, Driton Halimi.
Kasami tha se sporti është më shumë se një garë, duke e cilësuar atë si krenari, identitet dhe vizion. Ai vlerësoi lart punën dhe sukseset e Halimit, i cili jo vetëm që ka fituar medalje për Tetovën, por edhe si trajner i gjeneratave të reja dhe themelues i klubit të karatesë “Onyx”, po formëson talente dhe karaktere të forta për të ardhmen.
“Përmes sportit, Dritoni jo vetëm që ngre lart emrin e vet, por edhe prezanton qytetin e Tetovës me dinjitet në çdo garë”, shkruan në Facebook Kasami.






