Granit Xhaka po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës. Ylli i Sanderlendit po luan si në ditët më të mira në Premier Ligë.
Mesfushori 33-vjeçar është mjeshtër në fitimin e topit dhe më pas në përdorimin e tij në mënyrë të përsosur, duke kontrolluar tempon në mesfushën e Sanderlendit.
Xhaka ka kompletuar më shumë pasime (685) dhe më shumë pasime të treta të fundit (190) se çdo lojtar i Sanderlendit deri më tani këtë sezon.
Ylli shqiptar ka poashtu përqindjen e dytë më të mirë të fitoreve në duele nga çdo mesfushor që ka zhvilluar 100+ duele në Premier Ligë këtë sezon pas Zhoao Palinjas (62.7%). Nga 166 duele, Xhaka ka fituar 85 duele duke u rënditur i dyti në Premier Ligë./Indeksonline/










