Trendy

Stoilkoviq i reagon Filipçes: Fantazi të sëmuara dhe fiksime të poshtra, do ta padis

Para 45 minuta

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, reagoi përmes rrjetit social X, lidhur me studentët në Serbi.

Ai ka përmendur VMRO-DPMNE-në dhe ministrin Ivan Stoilkoviq, si organizatorë të tubimit në mbështetjt të Aleksandër Vuçiqit, që do të mbahet në Kumanovë.

“Derisa grupi kriminal VMRO-DPMNE mbështet partinë e saj simotër “Lista Popullore Serbe” dhe ‘vëllain’ e tyre autokrat Aleksandar Vuçiq, ndërsa Hristijan Mickoski dhe Ivan Stoilkoviqorganizojnë tubime për të në Kumanovë, unë si profesor dhe si njeri do të them vetëm një gjë: Gjithmonë e mbështes rininë dhe të ardhmen. Studentët fitojnë”, shkroi Filipçe.

Menjëherë ka reaguar zëvendëskryeministri dhe ministër i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive Ivan Stoilkoviq, duke paralajmëruar edhe padi gjyqësore për deklaratat e tij të fundit.

Në një postim publik, Stoilkoviq akuzon Filipçen për, siç thotë ai, “fantazi të sëmura dhe fiksime të poshtra”, që sipas tij po i promovon vazhdimisht nga pozita e kryetarit të LSDM-së.

“Fantazitë e sëmura dhe fiksimet e poshtra që Venko Filipçe i lanson prej kohësh nga karrigia e kryetarit të LSDM-së, më në fund morën diagnozë zyrtare – në formën e një padie gjyqësore”, shkroi Stoilkoviq.

Ai shtoi se nuk pret demant apo kërkim faljeje nga Filipçe, duke e akuzuar se kërkon “duartrokitje të lira politike dhe pëlqime në rrjetet sociale”.

Kujtojmë se dje edhe nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, e kabë mohuar se janë organizatorë të tubimit në Kumanovë.

“Ëndrrat e lagështa të LSDM-së nuk ndalen. VMRO-DPMNE nuk është organizatore e asnjë tubimi popullor në Kumanovë. Nëse VMRO-DPMNE do të ishte organizatore, publiku me siguri do ta dinte”, deklaruan nga VMRO-DPMNE.

Trending