Trendy

Stojanoski: Për dy vjet, paga mesatare neto u rrit me afro 8.000 denarë

Para 2 orë

Deputeti i VMRO Bojan Stojanoski, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp se paga mesatare neto në Maqedoni ka shënuar rritje prej gati 8.000 denarësh në harkun e dy viteve.

Sipas të dhënave zyrtare që ai paraqiti, në mars 2024 paga mesatare neto ishte 40,496 denarë, ndërsa në mars 2026 ajo ka arritur në 48,433 denarë.

Stojanoski tha se kjo nënkupton një rritje prej afërsisht 8,000 denarësh në dy vjet, përkatësisht 19.6 për qind.

Ai bëri të ditur gjithashtu se gjatë së njëjtës periudhë, çmimet janë rritur me 7.8 për qind, ndërsa pas llogaritjes së inflacionit, rritja reale e pagës mesatare arrin në afro 11 për qind.

Sipas tij, ritmi i rritjes së pagave është më i shpejtë se ai i çmimeve, gjë që ndikon në forcimin e fuqisë blerëse të qytetarëve.

Stojanoski theksoi se rritje pagash është evidentuar në të gjithë sektorët kryesorë. Ai veçoi se rritja më e madhe në vlerë absolute është regjistruar në informacion dhe komunikim, transport dhe magazinim, si dhe në miniera, ndërsa rritja më e lartë në përqindje është shënuar në transport, aktivitete të lidhura me pasuritë e paluajtshme dhe arsim.

VMRO- DPMNE vlerëson se këto tregues dëshmojnë se politikat ekonomike po prodhojnë rezultate dhe paralajmëron vazhdimin e masave që synojnë hapjen e vendeve të punës më të paguara, si dhe rritjen e mëtejshme të standardit të jetesës.

Trending