Arkimed Lushaj, reperi i njohur si Stresi është dorëzuar para pak minutash në stacionin policor në Pejë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Stresi është paraqitur mëngjesin e sotëm në stacionin kryesor në Pejë pasi ishte në arrati prej disa muajsh.
Ngjarja kishte ndodhur verëm që lamë pas në një diskotekë në Pejë.
Stresi dyshohet se e ka ftuar Medin për një takim, por në fakt, kishte planifikuar që ai të përballej me Noizyn dhe grupin e tij në të njëjtin ambient.
Reperi nga Shqipëria ishte shpallur si person në kërkim nga Policia e Kosovës./Indeksonline/