Policia e Strugës ka ndaluar katër automjete pas dy ditësh për shkak të shkaktimit të zhurmës së madhe, gjatë kontrolleve të ashpra të trafikut rrugor. Automjetet sot do të dërgohen në kontroll teknik jashtëzakonisht, pas të cilit do të ndiqen masa përkatëse.
Siç informoi për MIA zëdhënësi i SPB-së Ohër, Stefan Dimoski, më 1 gusht policia ndaloi dy makina “BMW” dhe një “Audi”, ndërsa disa orë më vonë, më 2 gusht, u ndal edhe një automjet “Lamborghini” për shkak të shkaktimit të zhurmës së madhe.
Më 1 gusht në ora 21:00, në rrugën “15 korpusi” në Strugë, u ndal një automjet “BMW” me targa zvicerane, i drejtuar nga K.Sh. (22) nga Struga, që jeton në Zvicër, dhe u sekuestrua për shkak të dyshimit për defekt teknik që lidhej me shkaktimin e zhurmës së madhe, si dhe një automjet “Audi” me targa nga Strumica, i drejtuar nga M.R. (26), shtetas i Maqedonisë me qëndrim në Holandë, tha Dimoski.
Po atë ditë, për shkak të zhurmës, u ndal edhe një automjet tjetër “BMW” me targa nga Struga, i drejtuar nga B.A. (45) nga fshati Radolisht i Strugës, ku gjithashtu u konstatua se automjeti kishte dokumente të skaduara të trafikut.
Disa orë më vonë, rreth 30 minuta pas mesnatës më 2 gusht, u ndal edhe një “Lamborghini” me targa gjermane për shkak të shkaktimit të zhurmës së madhe.
Në rrugën “Partizanska”, 30 minuta pas mesnatës më 2 gusht, për shkak të dyshimit për defekt teknik që lidhej me shkaktimin e zhurmës së madhe, u ndal automjeti “Lamborghini” me targa gjermane, i drejtuar nga A.A. (21) nga Struga, i cili punon përkohësisht në Gjermani, dhe u sekuestrua, informoi Dimoski.








