Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në autostradën Vranjë – Leskovac, pranë daljes për në Grdelicë, ku një shtetas maqedonas 33-vjeçar nga Struga, me kamion, ka përplasur për vdekje një 57-vjeçar nga Grdelica.
Pas aksidentit, shoferi nuk është ndalur, por është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia serbe është vënë në ndjekje dhe e ka gjetur dhe arrestuar 320 kilometra larg vendit të aksidentit, në afërsi të Sremska Mitrovicës.
Trending










