Trendy

Strumicë: Katër persona kapen duke vjedhur 160 thasë me patate nga një kamion me targa të Tetovës

Para 3 muaj

Policia e Strumicës ka zbuluar dhe zbardhur një rast të pazakontë vjedhjeje, ku katër persona nga Strumica dyshohen se kanë vjedhur 160 thasë me patate nga një kamion i parkuar me targa të Tetovës.

Ngjarja ka ndodhur natën mes 28 dhe 29 nëntorit, kur personat e dyshuar kanë marrë thasët me patate nga kamioni i tipit Mercedes dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas një hetimi të shpejtë dhe bisedave zyrtare, policia ka identifikuar dhe marrë në pyetje personat J.A. (40), M.A. (34), R.D. (31) dhe I.A. (38), të cilët sipas MPB-së kanë pranuar vjedhjen.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur të gjitha 160 thasët me patate, të cilat më pas janë kthyer tek pronari.

Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të dyshuarve do të ngritet kallëzim përkatës në Prokurorinë Publike.

Trending