Trendy

Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup për të drejtën e provimit në gjuhën shqipe

Para 18 orë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të protestojnë sot në Shkup për të kërkuar të drejtën e dhënies së provimit në gjuhën shqipe.

Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Besar Sejdiu, ka bërë thirrje për një mbështetje sa më të gjerë qytetare ndaj kësaj proteste paqësore, e cila do të mbahet të hënën në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit, protesta do të nisë në orën 12:30 nga Ura e Gurit. Studentët po kërkojnë realizimin e së drejtës për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, një e drejtë që, sipas tyre, është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj, por që ende nuk po zbatohet në praktikë.

Sejdiu ka theksuar se moszbatimi i kësaj të drejte prej vitesh po krijon pengesa serioze për studentët shqiptarë, duke ndikuar drejtpërdrejt në avancimin e tyre akademik dhe profesional.

Trending