Trendy

Substancë e dyshimtë tek një 47-vjeçar në Tetovë

Para 8 muaj

Në orët e para të 23 korrikut 2025, përkatësisht rreth orës 02:10, në rrugën “Ilindeni” në Tetovë, zyrtarët e SPB Tetovë kanë ndaluar një person të dyshuar për posedim të një substance të panjohur në formë pluhuri.

I ndaluari është identifikuar si Q.S. (47) nga Tetova, ndërsa gjatë kontrollit, ai kishte me vete një sasi të substancës së bardhë, për të cilën ekziston dyshimi se mund të jetë narkotik. Substanca është konfiskuar për analizë laboratorike, ndërsa Q.S. është ndaluar për hetime të mëtejshme. Rasti po trajtohet me seriozitet dhe ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim përkatës penal.

Trending