Trendy

Dr. Ardian M. Ramadani emërohet Shef Klinike në njërin nga spitalet në Zvicër

Para 5 muaj

Një tjetër shembull frymëzues i suksesit shqiptar në mjekësinë ndërkombëtare vjen nga Zvicra!

Dr. Ardian M. Ramadani është emëruar Shef i Klinikës (Chef de Clinique) në repartin e Kirurgjisë Ortopedike në Hôpitaux Universitaires de Genève, një nga institucionet më prestigjioze shëndetësore në Evropë.

Ky emërim është rezultat i përkushtimit të palëkundur, profesionalizmit të lartë dhe pasionit të Dr. Ramadanit për shërbimin ndaj pacientëve dhe zhvillimin e shkencës mjekësore. Ai falënderon mësuesit e parë që ndezën ëndrrën e tij, mentorët që e udhëhoqën gjatë specializimit dhe familjen që e mbështeti në çdo hap të këtij udhëtimi.

Emërimi i tij si Shef Klinike në Gjenevë është një nder jo vetëm për të personalisht, por për gjithë komunitetin shqiptar, duke dëshmuar se me punë, dije dhe përkushtim, suksesi nuk njeh kufij.

Urime Dr. Ardian Ramadani për këtë arritje të madhe dhe përfaqësimin e denjë të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare të mjekësisë!

Trending