Trendy
Screenshot

Sukses që flet me rezultate – Ray Cela pjesë e “President’s Club 2025” nga Flagstar Bank

Para 3 orë

Profesionalizmi, përkushtimi dhe besimi i klientëve kanë sjellë një tjetër arritje të rëndësishme për Ray Cela, shqiptari i suksesshëm që jeton dhe vepron në Amerikë i cili është vlerësuar si anëtar i “President’s Club 2025” nga Flagstar Bank.

Ky vlerësim prestigjioz u jepet profesionistëve që dallohen për suksesin, korrektësinë dhe ndikimin e tyre në ndihmën ndaj klientëve për realizimin e ëndrrës së shtëpisë ideale dhe objektivave financiare.

Ray Cela falënderoi klientët, partnerët dhe ekipin e tij për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se suksesi më i madh mbetet besimi që njerëzit vendosin tek ai në çdo hap të procesit.

Pas një viti të jashtëzakonshëm gjatë 2025, ai shprehet i motivuar për të vazhduar me të njëjtin ritëm suksesi edhe gjatë vitit 2026.

Një tjetër dëshmi se puna, përkushtimi dhe profesionalizmi gjithmonë shpërblehen.

Trending