Lomnicë, 12 qershor 2025 – Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një rrugë lokale që lidh fshatin Negotinë me fshatin Lomnicë. Rreth orës 20:30, një 28-vjeçar nga Lomnica, me inicialet F.B., është sulmuar në mënyrë brutale nga dy bashkëfshatarë të tij – B.I. dhe F.I.
Sipas raportimit të bërë në Policinë e Galatës, autorët kanë përdorur mjete metalike dhe të forta për të goditur viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Policia është vënë në ndjekje të plotë të rastit dhe ka nisur procedurë për sqarimin e motiveve dhe përgjegjësisë penale të të dyshuarve.





