Trendy

Sulm brutal në Shkup: Tetë persona rrahin çiftin para fëmijëve të tyre

Para 2 orë

Më 03.05.2026, në orën 22:20 në Shkup, në rajonin e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria R.M. (19), J.A. (18), M.J. (24), E.A. (19), N.J. (38) dhe tre të mitur të moshës 17-vjeçare, të gjithë nga Shkupi, pasi kishin vepruar sipas një raportimi paraprak se rreth orës 21:30 ata kishin sulmuar fizikisht D.M. (22) dhe bashkëshortin e saj R.R., të cilët ishin në shoqërinë e dy fëmijëve të tyre të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojë një parashtresë përkatëse.

Trending