Gostivar, 15 qershor 2025 – Një 34-vjeçar nga Shkupi ka raportuar në OVR Gostivar se është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur.
Sipas denoncimit të A.V., ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar, ku ai është sulmuar nga një person, rrethanat e të cilit ende nuk janë zbardhur plotësisht.
Policia është duke punuar për identifikimin e sulmuesit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.










