Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Aurillac në Francë, ku dhjetëra kalimtarë u sulmuan papritur nga një tufë bletësh, duke shkaktuar panik dhe 24 të lënduar, tre prej të cilëve në gjendje kritike.
Kalimtarët u pickuan për rreth 30 minuta të dielën në mëngjes, sipas prefekturës Cantal. Zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore ofruan ndihmën e parë, ndërsa policia vendosi masa sigurie derisa sulmi u ndal, raporton Guardian.
Tre personat në gjendje kritike u dërguan në spital lokal. Kryebashkiaku i Aurillac, Pierre Matonnier, tha për BFM TV të hënën se gjendja e tyre po përmirësohej. Ai përmendi një 78-vjeçar që pësoi arrest kardiak dhe u ringjall me anë të CPR-së.
Matonnier tha se incidenti mund të ketë lidhje me grerëzat që kërcënonin një koshere bletësh në çatinë e një hoteli aty prej më shumë se një dekade, duke bërë bletët agresive.
Kreu i departamentit lokal të zjarrfikësve, Toger Michel Caillat, deklaroi se nuk kishte përjetuar kurrë një sulm të tillë. “Sa i përket numrit të viktimave, panikut dhe ashpërsisë së lëndimeve, ishte tronditëse”, tha ai.
Shënim: Disa imazhe të përdorura janë në domenin publik. Në rast pretendimesh pronësie, do të referojmë autorin ose do të heqim imazhet sipas kërkesës.










